Agim Ademi mbështet Ceferin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë publike përkrahjen e tij për Aleksandër Ceferin, duke shprehur mbështetje për një mandat tjetër të tij në krye të UEFA-s.

Në njoftimin e tij, Ademi thekson se vendimi për mbështetjen e Ceferin u mor në nivel federatash gjatë takimit të përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar.

Ai ishte i pranishëm së bashku me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në futbollin europian.

Ademi shprehu gjithashtu besimin se udhëheqja e Ceferin do të vijojë të sjellë zhvillim dhe avancim për futbollin në të gjithë kontinentin.

Postimi i plotë i Agim Ademit

Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Ceferin edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s.

Vendimi për mbështetjen e Ceferin u mor në nivel federatash, në takimin e përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar