Mourinho reagon për konfliktet te Real Madridi

Jose Mourinho ka komentuar konfliktin mes Álvaro Arbeloa dhe Kylian Mbappé, duke dalë hapur në mbështetje të trajnerit spanjoll.

Tekniku portugez, i cili vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Real Madridi, u shpreh se ndien keqardhje për Arbeloan, duke kujtuar periudhën kur kanë punuar së bashku në Madrid.

“Jam i trishtuar për Arbeloan, sepse kam punuar me atë dhe ai ka dhënë shpirtin dhe jetën për Realin. Tani që është trajner i Realit, lidhja jonë është bërë edhe më e fortë”, deklaroi Mourinho.

Portugezi theksoi se roli i trajnerit është shumë më i vështirë sesa ai i futbollistit, duke lënë të kuptohet se Arbeloa meriton më shumë mirëkuptim në situata të tilla.

“Të jesh lojtar është gjithmonë më e lehtë sesa të jesh trajner. Por dje ata fituan dhe për këtë arsye jam i lumtur për Arbeloan”, shtoi Mourinho.

Deklaratat e ish-trajnerit të Realit pritet të shtojnë edhe më shumë diskutimet rreth raportit mes Arbeloas dhe Mbappé, një çështje që ka marrë vëmendje të madhe në mediet spanjolle ditët e fundit.