Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik
Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Kos në një konferencë për media ka thënë se stabiliteti politik duhet të kthehet në Kosovë dhe për këtë ka bërë apel tek akterët politikë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kos ka thënë se sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, aq më të mëdha janë shanset për hapjen e negociatave.
“Natyrisht që ka vend për Kosovën në BE dhe procesi i anëtarësimit nuk punon me data, por masim përparimin në përmbushjen e reformave. Sa më e suksesshme do të jetë Kosova në përmbushjen e reformave dhe në dialogun me Serbinë, aq më shanset janë më të larta të fillojmë me negociatat. Përtej politikës, anëtarësimi ka një pjesë teknike. Nuk mund të japë datë apo vit por jam e bindur se do të punojë ngushtë dhe palodhshëm që ta përafroj Kosovën me BE-në”, tha Kos ndër të të tjera.