Kandidati shqiptar në garë për zgjedhjet bashkiake/ Doda thirrje për mbështetje komunitetit shqiptar në Prato
Bardhok Doda, koordinator i PD dhe Forza Italia, ka bërë një thirrje në Facebook drejtuar komunitetit shqiptar dhe italian në Prato që të votojnë për Gabriele Agati dhe kandidatin shqiptar Fabio Hoxha.
'Për zgjedhjet bashkiake në Prato, te mbështesim Forza Italia-n dhe dy kandidatët tanë: Gabriele Agati, një person i afërt me vlerat e familjes, punës dhe integrimit, dhe bashkatdhetarin tonë Fabio Hoxha, një djalë i ri, punëtor dhe me vizion për të ardhmen.' - shpreh ai.
Në mesazh theksohet bashkëjetesa dhe vlerat e përbashkëta mes dy popujve, ndërsa Doda falënderon Erica Mazzettin për organizimin e takimit dhe për mbështetjen e saj.
Postimi i plotë:
Të dashur vëllezër e motra italianë dhe shqiptarë,
Për zgjedhjet bashkiake në Prato, te mbështesim Forza Italia-n dhe dy kandidatët tanë: Gabriele Agati, një person i afërt me vlerat e familjes, punës dhe integrimit, dhe bashkatdhetarin tonë Fabio Hoxha, një djalë i ri, punëtor dhe me vizion për të ardhmen.
Dua të falënderoj të nderuarën Erica Mazzetti për organizimin e takimit dhe për mbështetjen e saj, gjithmonë në ballë të dhënies së zërit komunitetit tonë.
Jemi krenarë për rrënjët tona dhe krenarë për Italinë që na ka mirëpritur. Krenarë që i përkasim një lëvizjeje politike si Forza Italia.
Le të votojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë.
Rroftë kombi Shqiptar
Rroftë kombi Italian.
Fratelli e sorelle italiani e albanesi,
Per le elezioni comunali di Prato, sosteniamo Forza Italia e i suoi due candidati: Gabriele Agati, persona vicina ai valori di famiglia, lavoro e integrazione, e il nostro connazionale Fabio Hoxha, un giovane, laborioso e con una visione per il futuro.
Desidero ringraziare l’onorevole Erica Mazzetti per aver organizzato l’incontro e per il suo sostegno, sempre in prima linea nel dare voce alla nostra comunità.
Siamo orgogliosi delle nostre radici e orgogliosi dell’Italia che ci ha accolto. Orgogliosi di appartenere a un movimento politico come Forza Italia.
Votiamo tutti per un futuro migliore.
Viva italia.
Viva Albania.