Mediat libaneze: Vazhdojnë bombardimet izraelite në Libanin jugor
Bombardimi izraelit i Libanit vazhdoi edhe sot pas urdhrit për evakuimin e pjesëve të Libanit jugor, raportuan mediat libaneze.
Agjencia ANI raportoi se jugu i vendit "ishte skena e një përshkallëzimi të ri ushtarak gjatë natës së kaluar, e shënuar nga sulme ajrore intensive, zjarr artilerie dhe luftime të ashpra në kufi".
Në të njëjtën kohë, dronët izraelitë vazhduan të fluturonin mbi Bejrut dhe periferitë e tij, shtoi agjencia libaneze.
Gazeta libaneze në gjuhën franceze Orien-Le Jour (L'Orient-Le Jour) raportoi se një aeroplan bombardoi qytetet Xaibeh dhe Nabatia El-Fouq në jug të vendit.