Nis takimi i Kurtit me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Pas takimit Kurti dhe Kos do të kenë konferencë të përbashkët për media.

Paraprakisht Kos është takuar edhe me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos pati planifikuar vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të dekretit të nxjerrë nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.