FOTO/ Tentoi të vriste 'Guccin' në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim - EMRAT
Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri. Në kuadër të bashkëpunimit mes specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u bë e mundur kapja në Tiranë e shtetasit Fabjan Brahja, 23 vjeç.
Sipas policisë, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar në mars të vitit 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
23-vjeçari dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9 në Durrës, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Fabion Kuçi, i njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.