Plagoset një person në Prishtinë
Një person është qëlluar me armë zjarri në kokë mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
"Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën "Ali Sokoli" në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti", thuhet në njoftim.