SYRI TV/ Përplasje mes kampit socialist në Kuvend, Braçe sulmon Ballën dhe ministrin Salla

SYRI TV

Edhe pse  rezoluta e integrimit u miratua me konsesus mes maxhorancës e opozitës, në seancën plenare nuk munguan përplasjet e  tensionet, por kësaj here u zhvendosën brenda kampit socialist. Deputeti Erion Brace shpërtheu në kritika ndaj kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe hodhi akuza  për paaftësi dhe përtaci  brenda socialistëve.  Taulant Balla e Niko Peleshi, u përplasën në Këshillin e Mandateve me Ulsi Manjën, për ndryshimet në Rregulloren e kuvendit. Debatet me Manjën, e kishin  zanafillën në një tjetër sherr në nisje të seancës mes tij  dhe  kryeparlamentarit Niko Peleshi, për ndërprerjen e fjalës, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat e ndërsjella.

Ditën që maxhoranca e opozitës u dakorduan për një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit,  tensionet u zhvendosen brenda vetë kampit socialist. Deputeti i PS, Erion Brace, kritikoi me tone të  ashpra, kreun  e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të cilin tha se  nuk mund të caktojë  sipas dëshirës interpelancat, teksa akuzat  nuk i kurse as për ministrin  e Bujqësisë, Andi Salla

Edhe në mbledhjen pa media të Këshillit për rregulloren dhe mandatet, nuk kanë munguar debatet, ironitë dhe tensionet mes socialistëve. Protagonist ishte sërish taulant Balla,  i cili u përplas me  Ulsin Manjën. Mollë sherri ishte tërheqja për një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, që lidhej me Komisonin ‘Xhafaj’

Zanafillën, sherret mes PS e kishin që në nisje të seancës plenare, ku kreu i Kuvendit Niko Peleshi, u përplas me Ulsi Manjën për ndërprerjen e fjalës në foltoren e parlamentit.  Manja e cilësoi Peleshin cinik, teksa nuk munguan replikat dhe ironitë e ndërsjella në seancë