VIDEO/ ‘Kina 25 mld USD investime në Ballkan’, Demiraj: Investimet maskohen me emra fals

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin Ora 19 me moderatoren Armela Ferko, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e fuqive të mëdha në rajon.

Demiraj theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të ndërlikuar gjeopolitik, të ndikuar nga konflikte ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe situatën e sigurisë në disa rajone strategjike si ngushticat detare të Babel-Mandebit dhe Hormuzit.

Sipas tij, në këtë kontekst, rajoni po përballet me një rritje të ndjeshme të ndikimit ekonomik dhe strategjik të Kinës, e cila, sipas vlerësimeve të tij, ka investuar mbi 20–25 miliardë dollarë në Ballkan.

Ai përmendi veçanërisht kontrollin dhe zhvillimin e portit të Pireut si një pikë kyçe për zgjerimin e ndikimit kinez drejt Europës Qendrore dhe Veriore, si dhe investime në Serbi dhe Hungari në infrastrukturë si autostrada, porte, aeroporte dhe shfrytëzim mineralesh.

‘Rajoni i Ballkanit Perëndimor sigurisht që në këtë moment gjeopolitik, ku ka konflikte, në mënyrë të veçantë konflikti i 2022-shit, i cili vazhdon prej pesë vitesh midis, midis Ukrainës dhe Federatës Ruse, konflikti i Iranit, konflikti i Gazës, i Libanit, me Jemenin 2024-25, kontrolli i dy ngushticave të Babel-Mandebit nga Huthët, një vit e gjysmë përpara që ishte i pamundur për t'u zhbllokuar nga një mision i përbashkët amerikano-izraelit dhe Bashkimit Evropian dhe ngushtica e Hormuzit, merr një rëndësi të jashtëzakonshme, pavarësisht se rëndësinë kryesore e kanë marrë këto.

Për shkak sepse nga njëra anë kemi investime të jashtëzakonshme prej mbi 20-25 miliardë dollarësh nga ana e Kinës, në mënyrë të veçantë kontrolli i portit të Pireut në mënyrë që të zhvillojë, të ketë, të krijojë akses nga jugu drejt veriut, nga pjesa jugore, pra nga porti në pjesën veriore të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj drejt Gjermanisë dhe duke u përhapur majtas dhe djathtas, me investime të shumta në Republikën e Serbisë, në Hungari me autostrada, me porte, me aeroporte, me shfrytëzimin e mineraleve, por edhe nga qeveria e Edi Ramës gjatë këtyre 13 viteve, i cili fshihet me emra fals, me kompani false, i mbulon një pjesë të këtyre investimeve me flamur amerikan ose me flamur evropian.

Por ka një përplasje të qartë midis interesave, pra në Ballkanin Perëndimor, kineze për të depërtuar nëpërmjet investimeve, nëpërmjet investimeve ekonomike dhe teknologjike, dhe pastaj edhe Federata Ruse e cila e konsideron domeinin e saj, ë në mënyrë të veçantë Serbinë, Republikën Srpska por duke tentuar me shërbimet e saj të inteligjencës jo pak, jo më pak se në këto dy vende, edhe në Malin e Zi, edhe në, edhe në Maqedoninë e Veriut.

Pa diskutim. Ajo që është shqetësuese dhe që në mënyrë të veçantë, sigurisht që nuk e ka qeveria Rama këtë objektiv, por që do të ishte një nga gjërat kryesore që qeveria e Edi Ramës duhet t'i vinte gishtin kokës në mënyrë që të rriste kundërshtimin, në linjën amerikane flasim gjithmonë.

Kemi parë që të paktën këto tre-katër javët e fundit, në mënyrë të veçantë Kremlini zyrtar, që nga presidenti Putin, që nga sekret, ministri i jashtëm Lavrov dhe nëpërmjet Maria Zakharovës, në të gjitha deklaratat zyrtare diskutohet, pra kundërshtohet rritja e influencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor dhe kundërshtimi që diplomacia ruse i bën kësaj.

Pra jemi në një moment kritik ku siç e kemi theksuar edhe dje, duke marrë në konsideratë edhe strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të botuar në dhjetor të 2022-ës, ku e përcakton për herë të parë qartazi Ballkanin Perëndimor si domeinin e saj kryesor dhe deklaron që nuk do të lejojë ndërhyrjen e fuqive, e dy fuqive të mëdha siç kemi Kinën dhe Federatën Ruse’, tha Dritan Demiraj në SYRI TV.