U aksidentua me biçikletë, babai i ministres Pirdeni humb jetën në spital
Babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni humbi jetën në spitalin e Traumës pak orë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në mesditë në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë.
Menjëherë pas aksidentit profesori i njohur Luan Pirdeni ishte dërguar në Spitalin e Traumës ku dhe humbi jetën disa orë më pas.
Nga informacionet paraprake Luan Pirdeni, rreth 87 vjeç ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur me një motor. Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se kanë arrestuar shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç, i cili duke drejtuar motomjetin është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte 87-vjeçari Luan Pirdeni.
Ndërkohë socialistët ndërprenë mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve që ishte thirrur sot pasdite.
Raportoi gazetarja Marsi Korreshi dhe Klajdi Bodlli të Syri Tv.
Lajmi u përditësua.