Prezantohet në Romë libri 'Rruga Ballkanike. Shqipëria në migracionin bashkëkohor' i autorit Shkelzen Hasanaj
Università degli Studi Internazionali di Roma 0 Università degli Studi Internazionali di Roma (UNINT) do të organizojë më 20 maj, në orën 14:30, prezantimin e librit “Rruga Ballkanike. Shqipëria në migracionin bashkëkohor”, me autor Shkelzen Hasanaj. Aktiviteti do të zhvillohet pranë Dhomës së Deputetëve, në Sallen e Shtypit (Via della Missione, 4 – Romë).
Takimi do të hapet nga Alessandro De Nisco, Drejtor i Departamentit të Shkencave Sociale Ndërkombëtare Humanitare në UNINT, ndërsa debati do të moderohet nga Matteo Mauri.
Në panelin e diskutimit do të marrin pjesë Giuseppe Pisicchio dhe Sanja Vlahovic, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të migracionit dhe dimensionit ballkanik të tij.
Ndërhyrjen institucionale do ta mbajë Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani.
Në përfundim të aktivitetit, autori Shkelzen Hasanaj do të paraqesë konkluzionet e tij, pas së cilave është parashikuar një debat i hapur me publikun.