‘Nuk gjeta shkallët e vumë tek dyqani...’/ Tafani zbërthehet në gjykatë: Ja si i shpërthyem biznesin Noizy-t
Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut. Ka treguar seancën e sotme dinamikën e ngjarjes se si u vendos tritoli në biznesin e Rigels Rajkut, i njohur me emrin e artit Noizy.
Artan Tafani: Ka ndodhur ato ditë një sherr, është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në TikTok pastaj fizikisht në Durrës, janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht, janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni i vini tritol, e kishim tritolin në shtëpi që e mbanim. Një kg e pak. I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm, ishim me Lulzim Spahinë e Lartin. Laerti tha nisuni. Morëm ‘Benzin’ e zi që kishim marrë te ‘Casa Nova’, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë. Lokali që ishte në kat të dytë i Noizyt, ishte i hapur. S’po gjeja dot shkallët, kthehem te makina i them s’po gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë, dyqani i rrobave, mu te dera, pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë, shpërtheu dhe u kthyem në shtëpi.