Berisha-Spiropalit: Lubia e quajti Pallosh dhe Rama e mbron, ti e quajte Skënderbe dhe ai të flaku

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali në lidhje me raportin e saj me kryeministrin Edi Rama dhe krahasimin me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

‘Lubia e quajti Pallosh dhe Rama e mbron, ti e quajte Skënderbe dhe ai të flaku’, ironizoi Berisha gjatë seancës së sotme plenare.

Berisha: Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak.

Cila është arsyeja?