I pasigurt në burg? Durim Bami ndryshon sërish qelinë, nga Fushë-Kruja transferohet në...
Pas kërkesës së tij të parë për t’u transferuar nga ‘313’-ta në burgun e Fushë-Krujës sepse i rrezikohej jeta, Burgjet e kanë transferuar sërish Durim Bamin.
Sipas informacioneve nga Burgjet, durim Bami mësohet se është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Nuk bëhen të ditura shkaqet, por siguria e Bamit dyshohet se është një nga arsyet.
Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.
Për këto kontrolle, ka një plan masash të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që synon të pastrojë qelitë nga telefonat dhe sendet e ndaluara, e po ashtu të bllokojë edhe takimet speciale të disa të burgosurve VIP, që ka të dhëna se takohen me vajza dhe gra që nuk janë bashkëshortet e tyre.