Xhixho: Shqipëria po plaket nga largimi i të rinjve, pensionistët po mbijetojnë me pensione qesharake
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngre alarmin për shpopullimin e vendit, largimin masiv të të rinjve dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për pensionistët në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Xhixho deklaroi se emigrimi i të rinjve po dëmton rëndë sistemin e sigurimeve shoqërore dhe po sjell “superplakje” të popullsisë. Ajo akuzoi qeverinë për mungesë investimesh në arsim, largim të shërbimeve nga qytetet dhe ekonomi të përqendruar në pak duar, ndërsa theksoi se pensionistët po jetojnë me pensione minimale që nuk mbulojnë as kostot bazë të jetesës. Sipas saj, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve ka rënduar edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve.
Erisa Xhixho: Shpopullimi ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Largimi i të rinjve dhe padyshim kjo ndikon edhe në gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore më pas, të kontributeve në sistem, që reflektohet tek pensionet e çdo gjë tjetër. Dhe padyshim, largimi i të rinjve që në këndvështrimin tim ka qenë një axhendë e shpopullimit nga kjo mazhorancë, duke marrë disa faktorë, mosinvestimi në arsim, largimi i gjithë shërbimeve nga qytetet. Ti ke sot, në shumë qytete ka ikur gjykata, kanë ikur drejtoritë arsimore. Domethënë, largimi i shërbimeve padyshim largon njerëzit. Sot qytetarët nuk largohen thjesht për arsye ekonomike. Sot largohen për shërbime, për cilësi jete, për mirëqënie. Largohen për të arsimuar fëmijët e tyre në një vende më të mira, largohen se s'kanë sistem shëndetësor, kanë pagat më të ulëta në rajon dhe në botë. Dhe nga ana tjetër nuk ka meritokraci, ka një ekonomi të përqendruar në pak duar dhe padyshim që vetëm në 2024 po të them një statistikë, nuk është 92-shi, nuk është 2011-a. 2024-a. Domethënë në 2024-ën të jepen 45,000 pasaporta të Bashkimit Europian qytetarëve shqiptarë, është një tregues i një këmbane alarmi se çfarë po ndodh me popujt tonë.
Dhe nga ana tjetër, kjo padyshim ka sjellë çfarë? Super plakjen. Pra, ka rritur moshën e pensioneve, e pensionistëve në vend. Dhe nga ana tjetër, çfarë ndodh me pensionistët do thoni ju? A jetojnë ata me dinjitet sot në vend? Pensionistët janë shtresa jo vetëm e diskriminuar, jo vetëm që mbahen nga socialistët se janë shtresa që voton më shumë Rilindjen, por pensionet tona janë totalisht qesharake. Vetëm pensioni mesatar është 150, 170 euro mesatari. I vogli ka 100 euro edhe më pak. Dhe në këtë buxhet, 90% e këtij buxheti shkon për ilaçe, shkon për mbijetesë të pensionistëve. Domethënë mos jenë fëmijët dhe mos jenë remitancat nga jashtë e kanë të pamundur. Po shihni çfarë ndodh çdo muaj me pensionistët. Kanë ç'të thënë këtë abonenë falas të pensionistëve. E kam ndjekur vetë te njësia pesë dhe te njësi të tjera. Në radhë çdo muaj dhe i kanë premtuar, çdo muaj i thonë, hajde merr nga një abone falas. Po t'i bëj gjashtë muaj, po t'i bëj një vit? Po ç'i mban aty të rropaten? Në në diell, në shi, domethënë strapacim, ata kanë kaluar komunizmin, ata kanë kaluar... Dhe del e komanduara e bashkisë tashmë, dhe thotë ne kemi hapur dhe disa pika të tjera, në mënyrë pa ftyrë fare. Dhe jo vetëm kjo, por shih çmimet. Domethënë, rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në çmime.
Dhe pensionistët në këtë situatë ku absolutisht ke një shtresë e cila po rritet në popullin tonë, ke pensione që vetëm indeksohen dhe s'kanë asnjë efekt tek qytetarët, dhe nga ana tjetër ti ke rritur çmimet. Tani ai pensionisti që të blejë atë qershinë, që shkoi 32.000 lekë kilja e qershisë. Një moment po ulëritëm ne, u bë virale dhe e gjithë situata, po 20.000 lekë të duken pak kilja e qershiave? Edhe 10.000. Po 5.000 lekë, 5.000 lekë ka shkuar speci, 5.000 lekë domatja, bishtajat. Pse? Sepse është rritur çmimi i naftës dhe ne kishim debat. Ne si Partia e Lirisë propozuam pezullimin e taksave. Trumpi, po dëgjoja para dy ditësh, ka marrë iniciativë për pezullim taksash të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të afektuar çmimin.