'AI përdoret si fasadë për reklamë politike'/ Kele: Pas 'teknologjisë së re' fshihet i njëjti mekanizëm abuzimi
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” me moderatorin Flavio Qarri në Syri TV, ekspertja e teknologjisë Denisa Kele ngriti akuza mbi mënyrën se si po përdoren termat “inovacion” dhe “inteligjencë artificiale” në diskursin publik, duke paralajmëruar se pas tyre mund të fshihen skema të reja abuzimi me fondet publike.
Sipas Keles, problematika kryesore qëndron te mungesa e transparencës dhe te paaftësia e qytetarëve për të kuptuar realisht se çfarë përfaqëson inteligjenca artificiale, çka sipas saj krijon terren për manipulim.
Duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit për krijimin e një kompanie të re në fushën e inteligjencës artificiale, me një kosto prej rreth 7 milionë eurosh, Kele u shpreh skeptike se ky investim do të sjellë ndryshim real.
Kele theksoi se teknologjia, përfshirë edhe modelet open source, nuk garanton automatikisht ndershmëri apo transparencë, në mungesë të auditimit të pavarur. Në analizën e saj, Kele e cilësoi shqetësues përdorimin e inteligjencës artificiale si instrument propagandistik, duke shtuar se kjo po shfrytëzohet më shumë si PR politik sesa si reformë reale.
Kele:
Po, unë nuk e mendoj që ka qenë vetëm një person që e ka kontrolluar të gjithë këtë. Patjetër që ka qenë një grup i i strukturua. Unë mendoj që problematika me publikun tonë, pra me qytetarët tanë, është që pas fjalës së madhe inovacion dhe teknologji, fshihet një vjedhje e madhe dhe nuk kuptohet asnjëherë se çfarë është pas saj. Në sensin që edhe deklarata e para pak ditëve e kryeministrit, përsa i përket pjesës së inteligjencës artificiale apo të kësaj kompanie të re që do krijohet, që do kushtonte diku te 7 milionë euro. Pas kësaj fjale inteligjencë artificiale, është e bindur që këto 7 milionë euro do shkojnë ashtu siç kanë shkuar milionat e mëparshme të eurove që ka dalë nga AKSHI. Dhe pjesa është që qytetarët nuk e kuptojnë çfarë do të thotë inteligjencë artificiale. Inteligjenca artificiale nuk është moral në vetvete. Pra që ne të themi, do bëjmë këtë gjë me inteligjencë artificiale dhe kjo na shpëton nga vjedhja, nga korrupsioni, apo nga mungesa e transparencës, apo vendos një lloj morali.
Pas inteligjencës artificiale janë po të njëjtët njerëz. Dhe në qoftë se po të njëjtët njerëz janë po ata të korruptuar, dhe ky sistem i ri që do krijohet me inteligjencë artificiale, do jetë po i njëjti sistem i korruptuar që do vjedhi pafund lekët e shqiptarëve. Është jashtëzakonisht shumë e thjeshtë kjo gjë. Kryeministri doli po ashtu, kam përshtypjen që ndoshta ka dëgjuar edhe deklarata të ekspertëve të teknologjisë lart e poshtë, por kam parë edhe që shumë media ndërkombëtare tashmë e kanë vendosur në fokus edhe AKSH-in edhe Diell-ën.
Pra janë shumë media ndërkombëtare që po flasin që pas Diell-ës, patjetër që fshihet një grup që ka vjedhur këto tendera, që është një grup i strukturuar. Dhe ka dalë me një deklaratë dhe ka thënë që në këtë versionin tjetër unik që ne do krijojmë, të parin në botë brenda këtij mandati të inteligjencës artificiale, që do na shpëtojë nga kjo vjedhje. Dhe unë kur e dëgjoj këtë deklaratë nuk më bën, domethënë, nuk më bën asnjë lloj sensi, sepse janë po të njëjtët njerëz që kanë 12 vjet në pushtet, domethënë, dhe po flasim praktikisht për vjedhjet e tyre. Pra këta do krijojnë një sistem tjetër që nuk do vjedhi siç kanë vjedhur këta më parë, domethënë.
Dhe sensi është që inteligjenca artificiale në këtë lloj momenti nuk shpëton asnjë gjë më. Domethënë, po të jenë po të njëjtët persona që do kodojnë, do programojnë, është po i njëjti sistem. Dhe në qoftë se, sepse e dëgjova që thashë që do bëjmë një open, do bëjmë një open source. Besoj se i ka ardhur kjo si një lloj, ka me të dëgjuar këtë fjalë. Këshillimi domethënë që bëhej me kod të hapur. Po edhe kjo pjesa e kodit të hapur nuk shpëton asnjë gjë në momentin që ti nuk ke audit të jashtëm për të kuptuar se si, si po funksionon kjo gjë.
Pra paralelisht duhet të krijojë këtë institucion dhe institucione të tjera auditimi për të vlerësuar këtë lloj institucioni. Domethënë e sheh që ka kakofoni e madhe mbas kësaj pjesës edhe fjalës inteligjencë artificiale, që mua më vjen shumë keq që po përdoret në këtë lloj forme. Por PR-i është i mrekullueshëm. Domethënë unë shikoja komente që, okay, komentet ishin 50-50, 50-50. Disa thonin mashtrimi i radhës, po kishte dhe komente që thoshin që bravo zoti kryeministër, do na shpëtojë unë në fund nga korrupsioni. Kështu që për mua është një, nuk e di, më vjen, është skandali më i madh. Për mua është skandali më i madh dhe është një skandal që po vazhdon. Me këto, me këto po, me këto idetë inovatore të fundit.