Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme – Aleati i Netanyahut kërkon shpërbërjen e Parlamentit

Kreu i koalicionit qeverisës në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka paraqitur projektligj për shpërbërjen e Knessetit.

Votimi, i cili do të çojë në zgjedhje të parakohshme në vend të datës së caktuar të 27 tetorit, ende nuk është planifikuar.

Mediat izraelite raportojnë se Projektligji për shpërbërjen e Knessetit, i paraqitur mbrëmjen e kësaj të marte nga udhëheqësi i koalicionit të Netanyahut, do të fillojë procesin parlamentar javën e ardhshme.

Vendimi i qeverisë për të filluar procesin për shpërbërjen e parakohshme të parlamentit, vjen pasi një nga partitë e koalicionit ultra-ortodokse njoftoi të martën e 12 majit, qëllimin e saj për të votuar mosbesimin ndaj qeverisë, duke protestuar për mungesën e marrëveshjes mbi ligjin që rregullon rekrutimin e të rinjve ultra-ortodoksë.

Data e zgjedhjeve do të diskutohet gjatë debatit të komisionit dhe do të jetë midis 1 shtatorit dhe 27 tetorit./ ANSA.