FOTO/ 191 palë këpucë gjenden në plazhin australian, ja përse!

Vetëm gjatë muajit të kaluar, 191 burra australianë janë vetëvrarë. Kjo statistikë e dhimbshme është përkujtuar më 1 nëntor nga 191 palë këpucë të lëna në plazhin Bondi, si simbol për jetët e humbura.

Është bashkëthemeluesi i Fondacionit Movember, Adam Garone i cili është shprehur se këpucët në plazhin Bondi shërbejnë si metaforë për të treguar se Australai nuk mund të injorojë krizën e shëndetit mendor të meshkujve.

Sipas tij, statistikat tregojnë se shkaku kryesor i vdekjes tek meshkujt australianë të moshës 15 dhe 44 është vetëvrasja. Mesatarisht 6 burra në ditë i japin fund jetës së tyre.

Fondacioni Movember është një mënyrë për të përhapur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, ngritjen e fondeve në lidhje me sfidat mendore dhe fizike të meshkujve.