VIDEO/ Blerta Gazidede: Shtresa e mesme në stanjacion, arsimi dhe strehimi po shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit
Ekspertja e ekonomisë Blerta Gazidede, e ftuar në emisionin Kush Paguan me Klaudja Karabolli në SYRI TV, ngriti shqetësime mbi përkeqësimin e kushteve ekonomike për shtresën e mesme në Shqipëri, duke e lidhur këtë me rritjen e emigracionit dhe vështirësitë për jetesë.
Sipas Gazidedes, shtresa e mesme, e cila përfaqëson përqindjen më të madhe të popullsisë, ndodhet në një situatë stanjacioni ekonomik, çka sipas saj po ul perspektivën zhvillimore dhe po shtyn gjithnjë e më shumë familjet drejt emigrimit.
Ajo u ndal veçanërisht te fenomeni i ‘ikjes së trurit’, duke argumentuar se vendin po e lënë kryesisht të rinjtë, intelektualët dhe familjet e reja me fëmijë.
‘Nëse do të shkatërrosh një komb, largo rininë dhe intelektualët’, u shpreh ekonomistja, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një proces të dukshëm shpopullimi.
‘Kaluam pak nga niveli i shtresave në rata, po themi, të varfër, kaluam diçka tek shtresa e mesme, në përqindjen e popullsisë është përqindja më e lartë e popullsisë dhe po është stanjacion shtresa e mesme, bie çdo lloj perspektive zhvillimore dhe shkohet tek emigracioni.
Ikja e trurit është shtresa e mesme, po të flasim nëse do të vrasësh një komb, largoje rininë, largoje intelektualët, largoje njerëz me fëmijë dhe siç jemi realisht në situatën që Shqipëria po shpopullohet.
Dhimbja më e madhe është shtresa e mesme që s'përballojnë dot shkollat që detyrohen që përveç nivelit ekonomik të shportës bazë, të investojnë tek fëmija te arsimi, sepse këtu po dështuar çdo gjë.
Aksesi në shkolla bëhet shumë i vështirë. Në zona të caktuara nuk ka fare shkolla, nuk ka domethënë nuk e aksesojnë dot. Detyrimisht do tentosh shkolla private.
Në këtë kuptim bëhet shumë e vështirë jetesa në, sidomos edhe në Tiranë. Kemi biseduar bashkë për arsimin që sa e vështirë është për prindit, për një familje që ta menaxhojë dhe ta paguajë dhe rezultati ka dhënë ku shifrat tregojnë që shqiptarët po largohen dhe kjo është një arsye.
Kjo sjell krizë, kjo sjell pasiguri, kjo sjell panik, kjo sjell atë gjithmonë që shqiptarët shohin sytë, i kanë sytë nga e ikura, domethënë. Edhe ato që janë në punë realisht, janë çifte të reja, janë në punë, një fëmijë, kanë frikë të bëjnë një fëmijë të dytë, kanë në mendjen pse ndenjëm domethënë. Kjo është realiteti që tregojnë shifrat e largimit të popullsisë, nuk është se ëh, po duam ne që t'i japim një ngjyrim të tillë.
Për blerje shtëpi, harrojeni domethënë. Është, është bërë një mision i pamundur në Shqipëri, jo vetëm për çmimet brenda Tiranës, por tashmë edhe periferitë e Tiranës kanë kapërcyer në vlera të papërballueshme.
Është absurde domethënë, me këtë nivel të page, pagat qëndrojnë në vend, çmimet dyfishohen, apartamentet shumëfishohen se nuk janë më as dyfish, në qoftë se para 10 vjetësh ishte 80.000 euro, sot s'e merr dot me 140 mijë euro që është dyfishi’, tha ndër të tjera ekspertja Blera Gazidede në SYRI TV.