Zyrtare/ Formacionet e finales Lazio-Inter, Thuram krah Lautaros nës sulm
Gjithçka është gati për finalen e Coppa Italia 2025-26 mes Lazios dhe Interit, që do të luhet në stadiumin “Olimpico” duke nisur nga ora 21:00.
Pak para nisjes së sfidës janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave, ndërsa është zgjidhur edhe dyshimi më i madh i mbrëmjes te zikaltërit. Marcus Thuram do të jetë titullar në sulm përkrah kapitenit Lautaro Martínez, pasi ka kaluar problemet fizike që e kishin shqetësuar ditët e fundit.
Trajneri Cristian Chivu konfirmon kështu skemën 3-5-2, ndërsa në portë do të jetë Josep Martinez.
Edhe te Lazio kishte një balotazh në mesfushë, por trajneri Maurizio Sarri ka zgjedhur Patric si organizator loje, duke lënë jashtë Nicolò Rovella-n. Ndërkohë, kapiteni Mattia Zaccagni rikthehet titullar pasi ka kaluar shqetësimet fizike.