VIDEO/ Frikë në finalen e Kupës, portieri Teqja dëmtohet rëndë nga Bakayoko i Egnatias
Po luhet finalja e Kupa e Shqipërisë mes Dinamo City-t dhe Egnatias, një duel që ka nisur me shumë tension dhe një episod të rëndë që në minutat e para të takimit.
Ndeshja është aktualisht 0–0, por ritmi është ndërprerë nga një ndërhyrje e rrezikshme në fillim të sfidës, që ka sjellë edhe vendimin e gjyqtarit kryesor Enea Jorgji.
Në minutën e 5-të, sulmuesi Bakayoko kreu një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj portierit Teqja, duke shkaktuar shqetësim të madh në fushë dhe te stafi mjekësor. Pamjet treguan një kontakt të fortë dhe një situatë të rrezikshme për dëmtim serioz.
Pas rishikimit të episodit në sistemin VAR, arbitri Jorgji mori vendimin për të ndëshkuar lojtarin me karton të kuq në minutën e 9-të, duke e lënë Egnatian me një futbollist më pak që në fillim të finales.
Teqja u transportua menjëhere jashtë fushe për ndihmë të specializuar, ndërsa vendin e tij e mori Kiri.