Lautaro nuk mjaftohet me titullin kampion, do edhe Kupën e Italisë
Interi do të luftojë për trofeun e dytë të sezonit dhe para finales së Kupës kundër Lazios, kapiteni Lautaro Martinez doli në konferencën e zakonshme për mediat, duke theksuar: “Lazio është shumë e organizuar, duhet të jemi gati.
Uria për të fituar është gjithmonë aty. Kombinimi i ligës dhe kupës është një statistikë, diçka që ka ndodhur vetëm një herë dhe që nuk na prek. Qëllimi i vetëm është të kthejmë kupën në shtëpi”.
Për shokët e tij të skuadrës kapiteni tha: “Gjithmonë ka pasur krahasime. Në një ekip ka 26 koka, është normale. Fjala kryesore e dhomës sonë të zhveshjes është një, fitore. Për të qëndruar këtu duhet ta dëshirosh deri në fund”.
Lautaro foli edhe për trajnerin Kivu.
“Kur mbërriti ndoshta kishte dyshime për të që vinin nga jashtë, por ne e ndoqëm. Dhe ai na ndoqi. Edhe unë jam rritur. Fatkeqësisht, problemi i dëmtimit më ndaloi për një kohë, por tani jam kthyer për të fituar përsëri”, ka përfunduar Lautaro.