SYRI TV/ Protokolli me Italinë – Eurokativ sfidon Ramën, publikon deklaratën e Hoxhës - Rama: Pakti me Italinë do të qëndrojë
Media e Brukselit Euroactiv ka sfiduar Kryeministrin Rama duke publikuar të plotë deklaratën e Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha sipas të cilit protokolli me Italinë për refugjatët nuk do të zgjatet pas vitit 2030. Pasi gazetari publikoi transkriptin e intervistës, Kryeministri Rama, I cili më parë e fajësoi median e Brukselit për shtrembërim të deklaratës së ministrit, u tërhoq duke u justifikuar se citimi i publikuar ishte çorientues. Deklaratat e ministrit Hoxha alarmuan qeverinë italiane e cila kërkoi garanci të menjëhershme nga Tirana zyrtare për vijimin e paktit Rama-Meloni.
Syri tv
Media e Brukselit Euroactiv ka sfiduar kryeministrin Edi Rama I cili një ditë më parë e cilësoi të shtrembëruar citimin e Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha për mos-rinovimin e marrëveshjes 5 vjecare me Italinë për kampin e refugjatëve në Gjadër. Gazetari I Euroactiv Eddy Ëax reagoi në rubrikën e tij “Raportuesi” ku u shpreh se do të ishte i gatshëm t’i dërgonte kryeministrit Rama një kopje të transkriptit të intervistës së Ministrit Hoxha, nëse ai dëshiron ta shohë.
‘Raportuesi’ u befasua kur pa një postim në rrjetet sociale nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën, i cili sfidonte raportimin mbi një intervistë të zhvilluar të hënën me ministrin e Jashtëm të vendit, Ferit Hoxha, intervistë që shkaktoi debat politik në Itali.
Intervista fokusohej në deklaratën e Hoxhës se marrëveshja Itali–Shqipëri për emigracionin nuk do të zgjatet pas vitit 2030, sepse deri atëherë Shqipëria pret të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.
‘Raportuesi’ shprehet gjithashtu se do të ishte i gatshëm t’i dërgonte kryeministrit një kopje të transkriptit, nëse ai dëshiron ta shohë.
Më tej gazetari I Brukselit ka publikuar të plotë deklaratën e Ministrit Ferit Hoxha për të ardhmen e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Po ju them se pas pesë vitesh, kur Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më territor ekstraterritorial. Është territor i Bashkimit Europian. Së pari, është për pesë vite dhe nuk jam i sigurt se do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian”.
Pasi gazetari publikoi transkriptin e intervistës, Kryeministri Rama, I cili më parë e fajësoi median e Brukselit për shtrembërim të deklaratës së ministrit, u tërhoq duke u justifikuar se citimi I publikuar ishte corientues.
“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet.
Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë.
Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”.
Deklaratat e ministrit të jashtëm Ferit Hoxha sipas të cilit marrëveshja Shqipëri Itali për refugjatët nuk do të rinovohet alarmuan qeverinë italine. Ministri I Brendshëm Italian udhëtoi menjëherë drejt Tiranës ku mori garanci se marrëveshja mes dy vendeve do të vijojë. Për të qetësuar qeverinë italiane reagoi edhe vetë kryeministri Edi Rama, I cili tha se protokolli do qëndrojë në fuqi përsa kohë Italia do ta dëshirojë. Edhe ministri i jashtëm Hoxha ka nxituar të korrigjojë gafën e tij duke u justifikuar se deklarata e tij ishte një reflektim i çastit, i shprehur me sinqeritet dhe spontanitet.