Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i dobët për shkak të kushteve atmosferike

Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët në Mallakastër, një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë.

Ata ngrenë shqetësimin e rënies së ndjeshme të prodhimit dhe tharjes së pemëve, për të tretin vit radhazi.

“Prodhimi është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme  atmosferike dhe ndryshimet klimatike, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në dëmtimin e kulturës duke bërë  që nga një  burim kryesor të ardhurash për banorët, qershia të  kthehet në një kulturë gjithnjë e më pak fitimprurëse”.

Banorët pohojnë gjithashtu se kostot e papërballueshme të mirëmbajtjes kanë rënduar situatën.

“Drejtpërdrejt në ekonominë familjare, pasi për shumë qershia është  i vetmi burim të ardhurash.”

Përballë kësaj situate, një pjesë e madhe e banorëve kanë nisur të heqin dorë nga kultivimi i qershisë, duke i prerë pemët për ti  zëvendësuar me kultura më rezistente si ulliri.