Netflix rikthen 'La Casa del Papel'

Netflix ka publikuar një video të re promocionale që ka ngritur menjëherë dyshime për një rikthim të mundshëm të serialit 'La Casa del Papel'.

Në teaser dëgjohet fraza: “Revolucioni nuk përfundon kurrë”, ndërsa shfaqen pamje nga momentet më të famshme të grabitjeve që kthyen Profesorin dhe ekipin e tij në personazhe ikonike për publikun në mbarë botën.

Ndërkohë, platforma ka konfirmuar projektin e ri “Berlín y la dama del armiño”, i cili do të publikohet më 15 maj 2026.

Seriali do të ndjekë Berlinin në një tjetër plan të guximshëm grabitjeje, këtë herë në qytetin e Seviljes në Spanjë.

Edhe pse Netflix nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për vazhdimin e historisë origjinale të “La Casa del Papel”, teaser-i i fundit ka rikthyer menjëherë entuziazmin e fansave, të cilët besojnë se surprizat më të mëdha mund të zbulohen pikërisht në ditën e publikimit të serialit të ri.