Portieri i Kosovës njofton largimin nga klubi i Serisë A: Koha ime këtu ka mbaruar
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, i cili u huazua nga Ipsuiç te Sassuolo në verën e vitit 2025 me një opsion blerjeje të vendosur për rreth 10 milionë euro ka folur për “GianlucaDiMarzio.com”, duke shpjeguar vizionin e tij për të ardhmen.
“Nuk kam ndërmend të luaj për Sasuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit tim, koha ime këtu ka mbaruar. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”, ka thënë shkurtimisht ai.
Muriç ka luajtur vazhdimisht këtë sezon, duke u paraqitur në 32 ndeshje, duke mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshje.