E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 38-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 38-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.