Ndryshe nga gjithë bota, vetëm SPAK nuk e 'sheh' pastrimin gjigand të parave, që po shkatërron vendin!

Nga Petrit Vasili/

Gjykatësi i njohur belg, i njohur për luftën ndaj korrupsionit, Michel Claise shkruan:
"Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion”.

Ndërsa prokurori i njohur Nicola Gratteri thotë qartë:
"Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve".

Ndërsa TV publik i njohur RAI 3, pak ditë më parë, tregon:
“Durrësi, qytet port rreth 38 km nga Tirana, një nga destinacionet turistike më të rëndësishme shqiptare, ku ndërtohen rrokaqiej dhe resorte luksoze. Durrësi është gjithashtu bastioni i njërit prej bosëve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar".

SPAK u ngrit si prokurori speciale për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Po si mundet që deri në Bruksel, Itali, SHBA e më larg e shohin pastrimin e parasë, ndërsa SPAK në Tiranë, që edhe po të dalë në dritare i sheh, nuk e lëviz gishtin.

Claise përmend bregdetin Adriatik, por ka harruar bregdetin Jon dhe batërdinë që pastrimi i parasë bën atje.

Claise nuk ka përmendur Tiranën, ku kullat kanë pushtuar çdo cep, vetëm pritet të ndërtojnë edhe në oborrin e SPAK-ut.

SPAK nuk u ngrit që të ishte sëpata politike e Ramës ndaj opozitarëve, por që të godiste qeverisjen më të korruptuar të Europës.