Plagosje me thikë në Sarandë – 42 - vjeçari përfundon në spital

Sarandë, plagosje me thikë në lagjen nr.1. Ngjarja para pak minutash. Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës.

I plagosuri i identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, i plagosuri ka plagë me thikë në gjoks dhe gjendja është relativisht e mirë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.