Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje sot

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje sot me fillim nga ora 11:00, sipas njoftimit.

Në rend dite është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, shkruan Reporteri.net.

Mbledhja do mbahet në sallën C-301.

Kuvendi është shpërndarë më 29 prill, pas përfundimit të afatit kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata Kushtetuese me aktgjykim kishte përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti./Reporteri.net