Skandali/ Policia italiane akuzohet se ka rrahur dhe torturuar me rrymë elektrike refugjatët

Një nga grupet kryesor të drejtave të njeriut ka akuzuar  policinë italiane për përdorimin e taktikave të dhunshme e torturuese, që madje kanë lënë gjurmë gishtash tek emigrantët.

‘Amnesty International’ tha se kishte 24 raste të keqtrajtimit, duke përfshirë rrahje dhe goditje elektrike, shkruan "BBC". 

Nuk kishte një përgjigje të menjëhershme për akuzat nga Italia, e cila gjithmonë ka thënë se i trajton emigrantët me profesionalizëm dhe kujdes.

Shumë emigrantë të parregullt nuk janë të gatshëm t’u merren shenjat e gishtërinjve, nga frika se nuk do të jetë në gjendje të largohen nga Italia.

Ligji i BE-së thotë se emigrantët duhet të qëndrojnë në vendin e parë ku ata arrijnë,  kjo përcaktohet nga vendi ku ata japin shenjat e gishtave për herë ta parë.