Përdorte identitet serb për të lëvizur/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar për vrasje
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet kolumbiane kanë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “El Dorado” shtetasin kosovar Arian Lluka, i cili ishte i kërkuar nga Kosova për vrasje të rëndë dhe shkaktim rreziku për publikun.
Sipas ministrit, gjatë periudhës 2023–2026, Lluka ka udhëtuar në disa vende duke përdorur dokumente false dhe një identitet të dytë serb.
“Hetimet tregojnë se gjatë këtyre viteve ai ka lëvizur nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumente të ligjshme nën identitet alternativ serb, në përpjekje për të shmangur kontrollet ndërkombëtare dhe drejtësinë,” tha ministri Sanchez.
Ai theksoi gjithashtu se ky arrestim tregon kapacitete të efektshme të Kolumbisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit, duke falënderuar forcat policore dhe autoritetet për profesionalizmin dhe koordinimin ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe ligjshmërisë.
𝐑𝐄𝐓𝐄𝐍𝐈𝐃𝐎 𝐎𝐁𝐉𝐄𝐓𝐈𝐕𝐎 𝐃𝐄 𝐀𝐋𝐓𝐎 𝐕𝐀𝐋𝐎𝐑 𝐁𝐔𝐒𝐂𝐀𝐃𝐎 𝐏𝐎𝐑 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐏𝐎𝐋
— Pedro Arnulfo Sanchez S. Orgullosamente Colombiano (@PedroSanchezCol) May 12, 2026
En el Aeropuerto Internacional El Dorado, nuestra @PoliciaColombia realizó la retención por Notificación Roja de INTERPOL del ciudadano kosovar Arian Lluka, requerido por las… pic.twitter.com/w09n98ullT