Lajm i trishtë nga atletika, ndërron gjatë stërvitjes 36-vjeçarja etiopiane

Bota e atletikës është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të atletes etiopiane, Yebrgual Melese, e cila ka ndërruar jetë papritur në moshën 36-vjeçare gjatë një seance stërvitore.

Sipas Federatës së Atletikës së Etiopia, sportistja u rrëzua gjatë përgatitjeve për maratonën e Otavës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajit maj.

Melese ishte një nga emrat e njohur të garave të gjata. Ajo kishte zënë vendin e dytë në maratonën e Chicago-s në vitin 2015 dhe gjithashtu kishte arritur të njëjtin rezultat në maratonën e Barcelonës në vitin 2025.

Rekordi i saj personal në maratonë ishte 2 orë, 19 minuta e 36 sekonda, i vendosur në vitin 2018, performancë që e kishte renditur ndër atletet më të mira në historinë e disiplinës.

Gjatë karrierës, ajo kishte fituar edhe maratonat e Houston-it, Pragës dhe Shanghai-t, si dhe kishte triumfuar në gjysmëmaratonat e Parisit (dy herë) dhe Lisbonës.

Federata Etiopiane e Atletikës shprehu “dhimbje të thellë për vdekjen e papritur të sportistes” dhe dërgoi ngushëllime për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv, duke theksuar humbjen e madhe për atletikën botërore.