Vladimir Weiss rikthehet te Sllovakia, zëvendëson Francesco Calzona-n
Federata e Futbollit e Sllovakisë ka zyrtarizuar emërimin e Vladimir Weiss si trajner të ri të kombëtares, pas largimit të Francesco Calzona-s.
Tekniku sllovak rikthehet kështu në krye të përfaqësueses së vendit të tij, një detyrë që e kishte mbajtur edhe në periudhën 2008-2012. Gjatë përvojës së parë, Weiss arriti suksesin historik duke e çuar Sllovakinë deri në fazën e 1/8-ve të finaleve në Kupën e Botës 2010.
60-vjeçari vjen pas një periudhe shumë të suksesshme te Slovan Bratislava, skuadër që e drejtoi nga viti 2021 deri në këtë sezon. Nën drejtimin e tij, Slovan Bratislava fitoi titullin kampion në çdo sezon.
Ndërkohë, Calzona dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas dështimit të Sllovakisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Përfaqësuesja sllovake u eliminua në “play-off” nga Kosova, rezultat që solli fundin e aventurës së trajnerit italian.
Në UEFA Euro 2024, Sllovakia kishte arritur deri në fazën e 1/8-ve, ku u eliminua nga Anglia.