Goditje për Spanjën, Carvajal mbetet jashtë Kupës së Botës

Dani Carvajal nuk do të jetë pjesë e Spanjës për ndeshjet e Botërorit.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, mbrojtësi i Real Madridit pritet të mbetet jashtë listës së trajnerit Luis de la Fuente, e cila do të publikohet gjatë ditëve në vijim.

Carvajal ka kaluar një sezon tepër të vështirë, i shoqëruar nga probleme fizike dhe mungesa të shumta në fushë.

Dëmtimet e vazhdueshme dhe mungesa e aktivizimit të rregullt me Realin kanë bërë që ai të humbasë vendin në përfaqësuesen spanjolle.

Mungesa e eksperiencës së veteranit konsiderohet një goditje për “Furinë e Kuqe”, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë që Carvajal ka pasur ndër vite në repartin defensiv të kombëtares.

Tashmë mbetet të shihet se cilët lojtarë do të zgjedhë De la Fuente për ta zëvendësuar mbrojtësin madrilen në listën finale të Spanjës.