Degjeneron drejtësia e re/ Debatet në KLP, Sotjani - Bogdanit: Je e çmendur…

Në mbledhjen e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e këtij institucioni të drejtësisë janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani. Nuk kanë munguar debatet me tone të larta dhe tensione, ku më pas janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë.

Tema e debatit ka qenë një vendim i marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit, ndërsa kryetarja Bogdani kërkoi rikthimin e tij për shqyrtim. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Stojani, çka solli edhe përplasjet mes tyre.

Në seancën, e cila ka zgjatur rreth 7 orë, Stojani nuk i ndali akuzat ndaj Bogdanit dhe anëtarëve të tjerë të KLP-së, për të cilët tha se nuk kanë formimin e duhur për atë institucion.

Debati:

Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Stojani: Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani: Po kush je ti, moj?

Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.