Bie portali e-Albania, jashtë funksionit nga 15-18 maj
Portali qeveritar e-Albania do të dalë jashtë funksionit për katër ditë, nga 15 deri më 18 maj, me argumentin e përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së sistemit.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë kësaj periudhe do të kryhen përditësime teknike, çka do të bëjë të pamundur aksesin në të gjitha shërbimet elektronike për qytetarët dhe bizneset.
Megjithatë, ndërprerja totale e portalit ka ngjallur reagime dhe kritika, pasi vjen në një kohë kur shumë përdorues ankohen prej kohësh për probleme të vazhdueshme me aksesin, vonesat dhe mosfunksionimin e shërbimeve online.
Për mijëra qytetarë që varen nga dokumentet elektronike, aplikimet apo pagesat përmes platformës, bllokimi disa ditor rrezikon të krijojë vështirësi të reja administrative dhe radhë në institucionet shtetërore.