'Çdo shkelje në rrugë duhet marrë seriozisht'/ Bici: Siguria rrugore kërkon më shumë edukim sesa masa kufizuese për të rinjtë
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në “SYRI TV”, moderatorin Flavio Qarri, avokati Henri Bici deklaroi se Shqipëria ka një bazë të fortë ligjore për ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë edhe dënime të larta për aksidentet me pasoja fatale, por theksoi se problemi kryesor mbetet zbatimi i ligjit dhe parandalimi.
Sipas Bicit, më shumë rëndësi se ashpërsimi i masave ka edukimi dhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve, veçanërisht i të rinjve, të cilët sipas tij duhet të edukohen që herët për përdorim të përgjegjshëm të automjeteve.
Ai kërkoi gjithashtu më shumë rigorozitet nga policia rrugore ndaj çdo shkeljeje, duke theksuar se edhe toleranca më e vogël mund të sjellë pasoja tragjike. Bici nënvizoi se teknologjia dhe monitorimi me kamera duhet të përdoren maksimalisht për të ndëshkuar çdo shkelës pa përjashtim, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në vend.
Bici:
Po, sepse edhe aktualisht në rast se gjatë aksidentit shkaktohet vdekja e personave, kemi marzhe dënimi goxha të larta, pra nuk është se nuk kemi ligj për t'i penalizuar personat që shkelin rregullat e qarkullimit dhe sjellin pasoja të rënda. Për shembull, për, për rastin kur ka disa persona të, që kanë, të dëmtuar rëndë ose që kanë ndërruar jetë, marzhi i dënimit është nga 5 deri në 20 vjet burgim. Dhe absolutisht, pjesa e përdorimit të alkoolit, edhe kjo është vepër penale në vetvete, pra drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, që gjatë një gjykimi duke i analizuar të dyja veprat penale, marzhi i dënimit do të jetë goxha i lartë dhe penalizues për drejtuesin e mjetit. Ajo çka dua të them pra, që ne kemi bazë ligjore për t'i penalizuar personat që që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që shkaktojnë dëmtime.
Por, më tepër se kjo, unë mendoj që vlerë ka zbatimi në praktikë dhe edukimi ose ndërgjegjësimi që duhet t'i bëjmë drejtuesve të mjeteve, kryesisht nga, nga ekspertët, përsa i përket përgjegjësisë së madhe që duhet të ketë një person në drejtimin e mjetit, pasi ai nuk i shkakton dëme vetëm vetes, por edhe personave të tjerë, duke qenë se rruga përdoret nga disa, nga disa persona, nga kalimtarë, nga drejtues të tjerë mjetesh dhe normalisht jeni të ekspozuar, për të dëmtuar, në rast se ne nuk do zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor. Në këtë këndvështrim mendoj që kemi kuadër ligjor dhe pjesa e, e, që pashë te ndryshimet e reja përsa i përket të rinjve, unë mendoj më tepër sesa t'i largojmë të rinjtë nga, nga drejtimi i automjeteve, unë mendoj që t'i afrojmë dhe t'i edukojmë, madje që në, që në shkolla, që drejtimi i mjetit se është i domosdoshëm në kohët e sotme, pasja e një mjeti dhe lejes së drejtimit për shumë arsye. Si familjare, si për, për punësim e të tjerë. Kështu që më tepër dua që t'i afrojmë të rinjtë drejt përdorimit të mjeteve, po në mënyrë të përgjegjshme.
Normal që policia duhet të tregohet tepër rigoroze në raste të tilla, duke parë dhe pasojat që mund të kenë, duke filluar që nga shkeljet më të vogla siç e përmendi eksperti që ndodhin brenda zonave urbane, në, në, në qytet për shembull. Ne jemi çdo ditë në qarkullim dhe shohim shpeshherë persona që kalojnë korsinë e tyre, futen në mënyra të çrregullta në kalimin e semaforëve apo kryqëzimeve të ndryshme. Edhe këto domosdoshmërisht mund të kenë pasoja. Mbase për momentin nuk i vlerësojmë siç duhet, por mund të ketë pasoja edhe me këmbësorë që janë duke kaluar.
Pra, çdo rast duhet vlerësuar me seriozitet sepse pastaj do jemi para faktit të kryer siç ishim në Durrës ku ndodhi ajo tragjedi, pra megjithëse personat e lagjes kishin raportuar shpeshherë për një person problematik në drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë në zonat e banuara, ndodhi ajo që ndodhi. Pra, çfarë dua të them, policia i ka mundësitë tashmë, nuk ka vend për tolerancë më, sepse toleranca e vogël që mund ta, ta gjykojë një polic i qarkullimit rrugor mund të sjellë pasoja të rënda. Tashmë kemi monitorimet me kamera, që shumë lehtë mund të analizohen pamjet dhe çdo shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor të marrë masën administrative që i takon pavarësisht se çfarë mjeti drejton apo çfarë përfaqëson në vetvete ai drejtues mjeti.