SYRI TV/ Berisha: Protesta e 8 majit, uragan lirie, jehonë në mediat botërore
Uragani i lirisë e cilësoi lideri i opozitës, Sali Berisha, protestën e 8 majit, teksa theksoi se ajo pati jehonë të jashtëzakonshme në mediat botërore. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se kryengritja paqësore tronditi themelet e narko-regjimit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Berisha publikoi edhe disa nga titujt kryesorë të mediave prestigjioze ndërkombëtare që pasqyruan protestën e 8 majit, duke theksuar se shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet dhe korrupsionin e qeverisë.
Kryedemokrati dënoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë të jenë paqësore, pavarësisht atyre që i cilëson “urdhëra kriminalë” të kryepolicit Skënder Hitaj.
Berisha iu përgjigj prerë akuzave të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha se opozita po bllokon procesin e integrimit.
I pyetur për deklaratat e tij ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, se është njësoj si Rama, Berisha tha se ka respekt për çdo diplomat dhe për punën e Komisionit Europian, por nuk mund të fsheh të vërtetat.