Berisha: Qëndresa është forca jonë më e madhe, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fitore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në ‘Foltore’ ka deklaruar se protesta dhe ‘qëndresa’ e shqiptarëve do të vazhdojë deri në arritjen e fitores, në këtë betejë politike kundër qeverisë.
Berisha tha se protesta e fundit e mbajtur më 8 të muajit ka pasur ‘jehonë të jashtëzakonshme’ dhe është pasqyruar në mënyrë të gjerë nga mediat ndërkombëtare.
Ai theksoi gjithashtu se protestat janë zhvilluar pa dhunë ndaj forcave të rendit, duke e quajtur ‘mosdhunën’ një parim kryesor të lëvizjes së tij. Sipas tij, në disa protesta janë përdorur mjete të tilla si fishekzjarrë, por pa incidente të rënda ndaj policisë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Protesta e fundit e datës 8, kishte një jehonë të jashtëzakonshme. Dhe po e them këtu, të jemi të hapur. Ne jemi absolutisht kundër dhunës dhe ne do qëndrojmë fortë. Dhe kjo është forcë, ju garantoj, se kjo është forcë.
Non violenca është forcë e madhe. Si kurrë ndonjëherë, në 8 protesta asnjë polic i plagosur, i lënduar, asnjë. Ndonëse, ka prej tyre që janë më kriminelë se çdo kriminel. Po.
Por ne i qëndrojmë parimeve tona.
Pra, në 8 protesta, natyrisht, janë përdorur fishekzjarrë dhe mjete tjera. Do t’u them një gjë. Në të gjithë botën, të gjitha mediat e botës kanë qenë me ju. Jeni përfaqësuar në mënyrën më dinjtoze si qytetarë të lirë. Ju kanë paraqitur në mënyrën më dinjitoze, si qytetarë që nuk pajtoheni me vjedhjen e qeveritarëve.
Kanë shkruar me gërma të zeza emrat e dyshes Rama-Balluku, si njerëzit më të korruptuar të Europës. Ju kanë paraiqtur tek ju, shpresën e vërtetë të shqiptarëve. Ndaj dhe, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë të pamposhtur, të vazhdojmë rrugën drejt suksesit të plotë që duam.
Suksesi ka një kusht, persistencën.
Ne do persistojmë gjer në fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Faleminderit!