‘Pas vendimit unifikues të GJL, ‘bum’ kërkesash për ndryshim mase’, Myftari: Për Metën s’është qartësuar!
Një debat mbi standardet e dyfishta në sistemin e drejtësisë ka ngjallur sërish debat, pas trajtimit të diferencuar të kërkesave për zbutjen e masave të sigurisë për ish-zyrtarë të lartë.
Rasti i ish-presidentit Ilir Meta, të cilit iu refuzua edhe shqyrtimi i kërkesës për një masë më të butë, dhe ai i ish-ministrit Ilir Beqja, kërkesa e të cilit po procedohet, ka vënë në pah një subjektivitet shqetësues në vendimmarrjen e gjykatave.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, pedagogu Kreshnik Myftari tha se, një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë ka shkaktuar një "bum" kërkesash nga të pandehurit për të zëvendësuar masën e "arrestit në burg" me alternativa më të lehta.
Ky vendim sipas tij, detyron gjykatat të argumentojnë pse masat e tjera nuk janë të përshtatshme përpara se të caktojnë masën më të rëndë.
Por siç thekson pedagogu Myftari, për Ilir Metën, rrethanat duket se kanë ndryshuar, për shkak se me kalimin e çështjes në fazën e gjykimit, rreziku për prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve është praktikisht zero.
Sipas tij, gjykata dhe prokuroria, kanë detyrimin ligjor të shqyrtojnë çdo kërkesë dhe të japin një arsyetim të plotë, se pse masa e "arrestit në burg" mbetet e vetmja alternativë e duhura dhe e favorshme.
Mbas vendimit unifikues, në saktësimit dhe qartësimit, ka pasur një bum kërkesash duke e përdorur si instrument procedural për lehtësimin e masave të sigurimit. Me sa duket, për zotin Ilir Meta, ish-president, nuk ka vlerë qartësimi dhe saktësimi se mbase për organin e akuzës, çështja është e qartë edhe për gjykatën po ashtu.
Ka mbetur në duart e gjykatës, e cila shpresoj se do jetë deri në Gjykatën e Lartë mbi paragjykimet, mbi atë pjesën e bindjeve dhe subjektivizmit. Por kërkesa e zotit Ilir Beqja për vendosjen e garancisë pasurore do të kishte vlerë vetëm në qoftë se masa e sigurimit do të ishte vendosur vetëm në bazë të rrezikut të ikjes, që është neni ë 236 pika 1 i Kodit të Procedurës Penale, mbase e kemi diskutuar dhe sot gjatë ditës.
Nuk besoj se masa e sigurimit për zotin Beqja është vendosur vetëm në bazë të rrezikut të ikjes, por duhet të jenë të parashikuar me shumë mundësi të tre kushtet dhe rrethanat e neneve 228-229 të Kodit të Procedurës Penale, që janë përsëritja, rreziku i kryerjes së veprës tjetër, pa diskutim edhe rreziku i ikjes. Por jo vetëm tek rreziku i ikjes taksativisht. Për zotin Ilir Meta flet vetë fakti domethënë se s'ke edhe çfarë thua në rastin konkret.
Nga pikëpamja e elementëve dhe figurës së veprës penale, me aq sa dihet, se nuk e kam shumë të sigurt, zoti Beqja akuzohet për një vepër penale shumë më të rëndë se zoti Ilir Meta, që është vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Të paktën nga transmetimi në media dhe në portale. Është një vepër penale shumë më e rëndë duke u parashikuar, duke parë dhe masën e dënimit, edhe elementët si është kryer e të gjitha me radhë.
Të paktën për këtë vepër penale është shprehur edhe Gjykata GJKKO-ja. Dhe këto kërkesa të cilat po bëhen nga palët, duhet detyrimisht të shqyrtohen sipas qartësimit dhe saktësimit, pse masat e tjera nuk janë më opsionale, të favorshme. nNuk është përcaktuar, por është e favorshme vetëm ose e duhura vetëm masa e caktimit të arrestit në burg.
Duhet të shohim edhe kërkesën të cilën ka paraqitur zoti Ilir Meta, në qoftë se e ka argumentuar në këtë aspekt dhe në çfarë, edhe sikur masa e sigurimit të caktohet për herë të parë dhe sikur të jenë rishqyrtime të masave të sigurimit, gjithmonë gjykata që e shqyrton duhet patjetër të vendosi dhe në bazë të argumentimit pse është masa më e duhur, më e favorshme. Pa diskutim dhe prokurori.
Kërkesat e masave të sigurimit, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sidomos ato për ndryshim, zhvillohen vetëm në bazë të ose faktit më të lehtë, ose rrethanave shëndetësore. Nuk ka ndonjë ndryshim, se këtu duhet të jemi korrekt ligjërisht. Nuk ka ndryshim të rrethanave të sigurimit në qoftë se çështja është në hetim ose qoftë çështja është në gjykim, sepse vendimi numër shtatë i vitit 2011 e ka parashikuar që masa e sigurimit vendoset në çfarëdo lloj faze të procedimit.