Dylgjeri: Lalë Krosi përvetson të gjithë tenderat publik!!!

Nga Ylli Dylgjeri

Lalë Krosi përvetson të gjithë tenderat publik!!!

Mos! Po pse kush i ka pasur deri tani tenderat? Lindat? Bela? Gysi?

A nuk ke thënë Ti:

që Unë firmos fap e fap e fap? Çar do bësh ndryshe tani?

Çfarë është fap-i tani? 

Dmth nuk ka më Linda gjë në dorë? Divorc tenderash? Çfarë është kjo?

Ku ndodh kjo veç Surrelit?

Po Ty kush të kontrollon Lalë?

Apo meqë iku Ergysi, Sekseri i Oborrit në drejtim të paditur të mbetën Ty të diturit tenderat?

Që ti marrësh të gjithë Tenderat në dorë do të thotë se nuk ka më Ligj, nuk ka më Ministra, nuk ka më garë! Nuk ka Administratë! Ka vetëm eunukë dhe Ti si Lalë Krosi në vakt: vetë vendos e vet firmos sa të kesh Marta Kos!

Apo ke Diellën që se bën dot me barrë por prap mbetet shtatzënë! Se edhe Diella me butona e bullona punon!

Se sot Ti po na thua se është Inteligjenca artificiale që përcakton se kush është i ndershëm dhe t’i jepet tendera dhe të skarcojnë të pandershmit.

Ky është fundi o Lalë!

Ky është ti bësh kakën Europës e të hapësh gropën. Jepi!