SYRI TV/ Rama mbron Belindën me Precedentin e Jonaid Myzyrit: Ai transformoi Prokurimet Publike

Kreu i qeverisë ka zgjedhur të sulmojë SPAK dhe të marrë në mbrojtje aferat korruptive duke përdorur precedentin e çështjes së ish kreut të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndaj të cilit u pushua çështje për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas Ramës Jonaid Myzyrit duhet ti kërkohet ndjesë pasi sipas tij iu shkatërrua karriera dhe familja.  Ndërkohë në një kohë që dosjet e SPAK kanë ekspozuar se si paracaktohen tenderat miliona euro të qeverisë Rama, kryeministri u shpreh se sa i përket prokuririmeve publike ka hyrë më kohë në BE.

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar precedentin  Myzyri për të marrë në mbrojtje zyrtarët e korruptuar, duke i përcjellë një mesazh Prokurorisë së Posaçme.

Në Konferencën për shtyp që kishte teme kryesore Prokurimet Publike në kuadër të procesit të Integrimit, kreu i qeverësisë shfrytëzoi rastin për të sulmuar SPAK dhe për këtë përdori çështjen e Jonaid Myzyrit, që sipas tij solli në revulucion në prokurorimet publike.

Rama foli për Myzyrin me të njëjtat terma që përdori për Milrinda Karçanajn dhe Belinda Ballukun, duke thene se dikush duhet ti kërkojë atij ndjesë pasi SPAK pushoi hetimin  lidhur me  një procedurë me vlerë 2.2 miliardë lekë të vjetra, ku Jonaid Myzyri akuzohej  për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Në një kohë së dosja e AKSHI-it evidentoi për një grup të strukturuar kriminal që përcaktonte tenderat në këtë institucion, ku nuk mungonin praktikat e rrëmbimit, shantazhit dhe presionit dhe kur dosja Balluku faktoi se si në tenderin e tunelit të Llogarasë një kompani fitoi 50 milionë euro vetëm për të futur emrin në garë, kreu i qeverisë artikulon se sa i përket prokurimeve publike zëre se jemi futur në BE.  

Kreu i qeverisë  konfirmoi  se po punohet për ngritjen e një sistemi elektronik për prokurimet publike me ministren e Inteligjencës Artificiale Diella, ku theksoi se  të gjitha procedurat do të zhvillohen online dhe i gjithë procesi do të jetë transparent dhe i gjurmueshëm.