Meta sërish pas kafazit prej xhami në séance në GJKKO. Ish-presidenti përshëndet me simbolin e shqiponjës

Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po mbahet seanca e dytë në themel.

Meta është shfaqur në kafazin e xhamit brenda sallës së gjyqit.

Ndërkohë në një moment, Meta ka përshëndetur me simbolin e shqiponjës.

Avokati Cakrani ka kërkuar që seancat të bëhen të hapura për mediat në mënyrë që publikut të shikojë të vërtetat e e procesit dhe hetimit politik.