Kërkoi lirimin kundrejt garancisë pasurore/ GJKKO rrëzon kërkesën, Meta mbetet në burg
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin ndaj tij.
Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të hënë në GJKKO.
Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani paraqiti edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, duke argumentuar në favor të ndryshimit të masës së arrestit, por kërkesa e mbrojtjes nuk u pranua nga gjykata.