Pasi përlanë miliona euro nga AKSHI, ku u pagua 800 herë brenda vitit baxhanaku i tij, Rama njofton krijimin e një AKSHI të ri

Pasi përlanë miliona euro për mës një grupi të mirëstrukturuar kriminal, ku një nga përfituesit ishte edhe baxhabaku i tij, Armando Frangu, ku për mes thesarit të shtetit i janë kaluar 800 pagesa brenda vitit nga AKSHI, Edi Rama ka gjetur zgjidhjen adhamudhiane teksa ka lajmëruar se do krijojë një kompani tjetër shtetëtore për të zëvendësuar AKSHI-na.

Skema është identike, ashtu siç ka bërë edhe më herët me konçensione miliardëshe në sektorë të ndryshëm, siç është rasti i sterilizimit, ku pasi janë shpërdoruar e vjedhur miliarda lek nga taksat e shqiptarëve dhe më pas ky shërbim është kthyer në pikën zero, atje ku ka qëne, pra si shërbim shtetëror, të njëjtën gjë duket se Rama po përgatit edhe për AKSHI-n.

LEXO EDHE: '800 pagesa në 1 vit nga thesari për baxhanakun'/ Rama përpiqet të hutojë Mirilindën e AKSHI mos bëhet e penduar: Ajo ka aplikuar vizionin tonë…

Ai ka njoftuar se do të krijohet një kompani tërësisht shtetërore që do të ndihmojë vendin të ecë përpara në procesin e integrimit dhe “detyrave” që duhet të plotësohen nga Shqipëria.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se kompania “Albanian Digital Solutions”, simotër e AKSHI, do të jetë 100 për qind shtetërore dhe do të veprojnë ndarazi nga njëra-tjetra.

“Procesi do të jetë i gjurmueshëm dhe për këdo që të ketë pretendime do të jetë e mundur kthimi në pikënisje për të parë procesin manualisht. Sistemi është planifikuar të jetë me parime transparencë shkruar nga institucionet ndërkombëtare. “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha ai.