VIDEO/ Endri Meksi paraqitet në SPAK
Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur sot në SPAK.
Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.