Burimi: Raporti i PE, ‘karton i kuq’ për Ramën! Zgjidhja qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme
Gazetari Genc Burimi u shpreh në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, se reagimi i ndërkombëtarëve ndaj situatës politike në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më i fortë, duke iu referuar raportit kritik të Parlamentit Europian për vendin.
“Pra, kur një opozitë e tillë kaq e lartë numerikisht nuk ta njeh fitoren, edhe për Ramën nuk është një kënaqësi. Sepse çdo javë, çdo javë ja kujtojnë, ja kujtojnë, ja kujtojnë, ja kujtojnë. Kështu që një moment, zgjedhjet e parakohshme, qeveria teknike është zgjidhje dhe për atë dhe për të gjithë”, u shpreh Burimi.
Genc Burimi: Çfarë pritet nga ndërkombëtarët konkretisht, sepse ai raport i Parlamentit Europian javën e kaluar mu duk dhe më sterrë se i zi, se e zeza. Nuk mund të shkojmë më larg se kaq. Pra do të them që ndërkombëtarët në mënyrën e tyre po reagojnë. Nuk ka shumë, si të thuash, nuk kanë shumë armë në dorë. Shikoni, bombën atomike në thonjëza po e përdorin me Serbinë, e cila është ndërprerja e investimit europian në Serbi. Mbase pas kësaj do ta shohim dhe në Shqipëri, por nuk është kjo që e rrëzon një regjim. Shikoni, në qoftë se bëjmë një krahasim tani, është i pavend si krahasim, po do të them që dhe Irani sot, jo vetëm me sanksione, por dhe me luftë nuk po e rrëzon dot. Kështu që edhe një herë, mos ta hiperbolizojmë atë reagim të pritshëm të ndërkombëtarëve. Mua më duket se po reagojnë në mënyrën e tyre. Fakti është se cili është qëllimi i luftës së kësaj opozite?
Dhe Koreshi, në mënyrë të habitshme për mua, sikur e relativizoi rëndësinë e qeverisë teknike. Pse jo? Aty unë i pres ndërkombëtarët. Aty ku, siç sapo tha që, këtë s'e kërkoj se do ishte sikur po na e bëjnë me hatër. Jo, aty duhet insistuar. Domethënë me ndërkombëtarët, të kërkohet një qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme si një zgjidhje për të gjitha palët, edhe për vetë Edi Ramën. Sepse vërtet u mburr dje që ka 84 mandate. Por që me çfarë çmimi e ka? Me një çmim shumë të lartë që, opozita nuk ia njeh atë fitore. Edhe është një opozitë, unë që jetoj në Evropë, një opozitë që është shumë e lartë numerikisht. Shikoni ç'ndodh në Gjermani, edhe kur Merkel ishte në fuqi, kurrë partia në fuqi nuk arriti dot të fitonte siç duhej, ishte gjithmonë me një opozitë që ndonëse e vogël në numër, ishte aq e fuqishme në numër saqë krijoheshin koalicione. Pra, edhe ndonëse e vjedhur, të pranojmë që kjo opozitë sot me 50 deputetë në parlament, në standartet tona europiane duket shumë e lartë.
Pra, kur një opozitë e tillë kaq e lartë numerikisht nuk ta njeh fitoren, edhe për Ramën nuk është një kënaqësi. Sepse çdo javë, çdo javë ja kujtojnë, ja kujtojnë, ja kujtojnë, ja kujtojnë. Kështu që një moment, zgjedhjet e parakohshme, qeveria teknike është zgjidhje dhe për atë dhe për të gjithë. Dhe unë, mendimi që kam unë, këtu nuk do të bëj fare deputeti, është se nëse nuk do të avancojë për këtë gjë, as nuk mos të lidhet kjo pikërisht me përfundimin e reformës zgjedhore. Çështja e parë. Çështja e dytë që kam unë është se komentojmë shumë reagimin tej mase provokues, sfidues të forcave të terrenit në opozitë, gjatë manifestimit të opozitës, duke shkuar dhe sulmuar në mënyrë personale shefin fizikisht të opozitës, po flasim shumë pak për mungesën fare të reagimit të forcave opozitare të tjera që duan ndryshimin. Ku janë Lapajt, Shehajt, ku janë këto partitë e vogla? Dhe mua kjo, dhe kjo më habit, sepse dhe këto po ashtu do të kishin një kontribut tek kërkesa unanime, e përbashkët për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Pra, më harroni se fronti opozitar ende nuk është sot i plotë. Kështu që mos t'ia hedhim fajin vetëm ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët, për mendimin tim, aty do jenë. Do t'i kushtohen me më shumë veçanti Shqipërisë, por ama sot Parlamenti Europian i tregoi komisionit me një lloj kartoni më shumë se i verdhë, po jemi gati të kuq, që mos prisni që ne, parlamentarët europianë të zgjedhur nga populli nga Evropa, të validojmë rastin e Shqipërisë, sepse duhet të dinë shqiptarët që sot është komisioni, ja sigurisht shtetet që ratifikojnë, por midis tyre është dhe Parlamenti Europian që ka një të drejtë vetoje. Pra ndërkombëtarët sot kanë një gur shumë të madh në dorë. Thjesht me ta duhet avancuar, duhet një plan.