VIDEO/ Ultrasit braktisin Milanin, boshatisin ‘San Siro’-n gjatë ndeshjes me Atalalntën

Ultrasit e Milanit i kanë dalë kundër klubit në prag të ndeshjes ndaj Atalantës dhe pastaj gjatë zhvillimit të saj, kanë marrë një vendim drastik që shihet shumë rrallë në “San Siro”.

Para startit të duelit, ultrasit në kor kërkuan largimin e administratorit Xhorxho Furlani, të cilin prej shumë kohësh e etiketojnë si problemin e vërtetë të klubit.

Më pas, protesta është kthyer në vërshëllima gjatë ndeshjes, pasi Milani pësonte gol pas goli.

Në startin e pjesës së dytë, kur Raspadori shënoi të tretin për ekipin e Atalantës, atëherë ultrasit e vendosur në tribunën pas portës vendosën që të braktisnin ndeshjen, duke boshatisur tribunën brenda pak minutash, në një ngjarje shumë të rrallë në “San Siro”.

https://streamin.link/v/6c9827db